Politike

Namazgjaja s’u hap! Berisha:Erdogan presion, s’do kreun e KMSH! Do i kthejmë pas paratë

9 Maj 2022, 18:28 Nga DOSJA
Namazgjaja s’u hap! Berisha:Erdogan presion, s’do kreun e KMSH! Do i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar moshapjen e Xhamisë së Namazgjasë për festën e Fitër Bajramit, duke drejtuar gishtin nga presidenti turk, Recep Tajip Erdogan. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se arsyeja e mosmbajtjes së premtimit ishte posti i kreut të Kominitetit Mysliman, Bujar Spahiut. 

Sipas ish-kryeministrit, Erdogani donte largimin e Spahiut, pasi ky i fundit është shkolluar në institucionet e financuara nga Fetullah Gylen, personi që i bëri “puç” presidentit turk.

“Xhamia e Namazgjasë nuk u hap festën e Fitër Bajramit. Edi Rama ka dërguar njerëz për ti bërë presion kryetari të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse këtë do Erdogan. E denoncoj. Nuk lejohet asnjë ndërhyrje. I bëj thirrje presidentit të Turqisë, të sjellë çdo dosje, por që të fajësojmë ne njerëz pse janë shkolluar me fondet e Gylenit kjo nuk mund të ndodhë. Me gjithë respektin që kam përe ju dhe vendin tuaj. Nuk duhet ndërhyrë për të caktuar kryetarin e KMSH. Xhaminë të falenderojmë për ndërtimin. Por PD nesër në pushtet do të paguajmë çdo qindarkë, se për ne autonomia është shumë më e çmuar se ndërtesat e kultit,”-tha Berisha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Ilvi Meta hap debat, Duma: S’mund të ndodhë! Shehi debat me Felajn

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 9 maj 2022 xhamia e namazgjase sali berisha seanca plenare 9 maj 2022 xhamia e namazgjase

Sondazh

Poll