Politike

Berisha: Rama do Presidencën për të siguruar veten nga ndëshkimi i ligjit

9 Maj 2022, 19:26 Nga DOSJA
Berisha: Rama do Presidencën për të siguruar veten nga

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon të shkojë në Presidencë për të shpëtuar veten. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, në Syri Tv, Berisha tha se Rama ka frikë nga ndëshkimi i ligjit, për shkak se ka firmosur për inceneratorët.

“Një gjë për shembull në zarfin që hapi, u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. Merre pak, a e propozuan socialistët për ta hequr qafe apo e shpalli ky dhe nuk kanë propozuar aty, por e ka shpallur ky se ka dëshirë. Nuk mund të them, por si ekzil për të siguruar veten nga ata që i vijnë mbrapa. E tha ai vetë, kam firmos, kam firmos. Unë kam qenë 8 vite dhe përgjigjem për çdo firmë. Ka firmosur te inceneratorët”, u shpreh Berisha.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll