Politike

“Gjithë Shqipëria pret ta shohë Metën para SPAK”/ Kryemadhi-Ramës: Po më bën të qesh…

9 Maj 2022, 17:44 Nga DOSJA
“Gjithë Shqipëria pret ta shohë Metën para

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar kërkesën që kryeministri Edi Rama i bëri Prokurorisë së Posaçme për të hetuar bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Kontrast”, Kryemadhi tha se Meta ishte ndër politikanët e vetëm që ishin përballur me drejtësinë, duke kujtuar dhe historinë e përballjes në gjykatë me video-përgjimit e Dritan Priftit. Gjatë fjalës së saj, ajo renditit të gjithë herët që Meta kishte dalë përballë drejtësisë, duke nisur që nga viti 1998.

“Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua. Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel,”-tha ajo ndër të tjera.

PJESË NGA EMISIONI: 

Denis Minga: Ju tremb ajo fjali e kryeministrit për Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua. Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe. Dhe nuk e ka mbyllur as për afate. Ka shkuar unë do të gjykohem do të bëhet ekspertiza nga fillimi deri në fund dhe në gjyq. Si ekspertimi dhe amerikan edhe anglez, Ina Ramën pyeteni se tani nuk është prokurore dhe mund ta thotë të vërtetën i është kthyer dhe i thotë nga kjo bisedë nuk dëgjohet asgjë dhe e dyta është kjo video tjetër që këto dy burrat ndajnë lekët. Ne nuk e kuptojmë çfarë diskutojmë. Doli i pafajshëm dhe 5 me 0 dhe relatori ishte Ardian Dvorani, po jo vetëm relatori që duhet ta kishte mbyllur çështjen se ishin seancat çdo javë, e mbyllte jam sëmurë dhe vetëm kur na e sillnin në fotografi në Monako. Thonte do ta shtyj muajin tjetër. Shkoi dhe nuk kishin çfarë të bënim më. Thirrën 52 dëshmitarë. Kishte kaq shumë gjëra sa e fitoi atë betejë 5 me 0. Iku nga zëvendëskryeministër, la imunitetin e deputetit u përball dhe e fitoi betejën. Të njëjtën gjë me Venecian dy herë. E shkarkuan dy herë. Një herë e çuan në Venecia, i tha Venecia ore a mbushni ju apo nuk mbushni. Pastaj me Gjykatën Kushtetuese që ishte falsifikimi që bëri Etilda Gjonaj të regjistrimit të noteres ke Lana. Pastaj erdhi prapë me Gjykatën Kushtetuese.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vijoi akuzat dhe thirrjet pubike ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu e njohur si SPAK. Rama pretendon se SPAK po godet vetëm nga një kah, duke nënkuptuar PS-në ndërsa shton se “non grata-t”, duke iu referuar Sali Berishës, ende nuk janë marrë në hetim. Ndërsa shtoi edhe emrin e Ilir Metës, për të cilin tha se mezi pret që ta shohë teksa përballet me drejtësinë.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi rama sulmon spak ilir meta monika kryemadhi rama sulmon spak

Sondazh

Poll