Politike

Monika Kryemadhi sulmon Erion Veliajn: Sot drejton ‘fijet e prera’ të Saimir Tahirit

9 Maj 2022, 17:48 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi sulmon Erion Veliajn: Sot drejton ‘fijet e prera’

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Kontrast”, Kryemadhi tha se tha se Veliaj dhe kryeminisri Edi Rama janë bashkëpunëtorë në aferat e inveneratorëve.

Ndërsa shtoi se sipas saj kryebashkiaku i Tiranës sot drejton fijet e dikurshme të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por nuk e saktësoi se për çfarë lidhjes bëhej fjalë. 

“Ne kemi sot një strukturë parlamentare ku deputetët e PS janë në rresht për një dhe nuk kanë integritetin dhe guximin për të kundërshtuar kryeministrin. Ju e mbani mend kur i kanë hëdhur dekrete poshtë zotit Nano apo Meta qoftë edhe për emra ministrash. Po të shohësh, nuk ka asnjë lidhjes mes Partisë Socialiste dhe Qeverisë. Pra e gjitha është kthyer në një farsë. Sot shembulli që mund të kundërshtojë Edi Ramënë është Erion Veliaj. Sot Veliaj drejton të gjitha fijet e prera të Saimir Tahirit dikur. Qoftë për sipërfaqet e ndërtimit e të tjera,”-tha Monika Kryemadhi.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike erion veliaj monika kryemadhi saimir tahiri erion veliaj monika kryemadhi saimir tahiri

Sondazh

Poll