Politike

Parku i Butrintit/Margariti i përgjigjet akuzave të Zhupës: Do jeni dhe ju krenare një ditë

9 Maj 2022, 17:06 Nga DOSJA
Parku i Butrintit/Margariti i përgjigjet akuzave të Zhupës: Do

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me çështjen e Butrintit. Në fjalën e saj, Margariti nguli këmbë se nuk bëhet fjalë për një koncesion, duke e cilësuar si një formë administrimit të parkut arkeologjik. Megjithatë nuk u ndal me aq pasi shtoi se me kalimin e kohës edhe Zhupa do të ishte krenare me investimet që do të bëheshin në këtë zonë të vendit.

“Ekspertët shqiptarë janë konsultuar për parkun e Butrintit. Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Plani i menaxhimit është diskutuar dhe miratuar në Këshillin e Pasurive kulturore. Në prill 2020, parku është miratuar dhe në Këshillin Pasurore Materiale. Plani është i konsultueshëm në Fletorën Zyrtare. Ka kaluar në të gjithë ministritë e linjës. A kemi bërë marrëveshje dhe i jemi drejtuar të gjitha institucioneve publike. Hapësira e re e munguar është një muze arkeologjik në Sarandë. Kemi parë shumë më larg se thjesht një kërkim shkencor në vend, por mundësinë e zhvillimin e siteve dhe poleve të tjera. Këto informacioneve të merren dhe lexohen, të gjitha datat dhe elementet janë në dispozicion nga ministria e Kulturës. Kemi parë më larg se thjesht një studimi shkencor, por edhe poleve të tjera përreth Butrint sepse s’kanë pasur mbështetjen e duhur. Boll me më fjalën koncesion, kaq duhet ta kishin kuptuar, kjo është një formë administrimi dhe menaxhimi indirekt nuk është gjetje e qeverisë, por është një mënyrë për të menaxhuar një pasuri kulturore. Nuk është gjetje e kësaj qeverie. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj dhe do të jeni dhe ju krenare një ditë,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Ilvi Meta hap debat, Duma: S’mund të ndodhë! Shehi debat me Felajn

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike elva maragariti seanca plenare 9 maj 2022 elva maragariti seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll