Politike

Dashnor Sula sfidon qeverinë: Nëse gjeni 1 metër asfalt në Peqin për 9 vite, lë mandatin!

9 Maj 2022, 16:28 Nga DOSJA
Dashnor Sula sfidon qeverinë: Nëse gjeni 1 metër asfalt në

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka sfiduar qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Sula tha se është i gatshëm që të lërë mandatin e tij nëse në zonën e tij elektorale në Peqin, nuk është investuar 1 metër asfalt në 9 vite.

“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde. Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit,”-tha Dashnor Sula.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Ilvi Meta hap debat, Duma: S’mund të ndodhë! Shehi debat me Felajn

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike dashnor sula seanca plenare 9 maj 2022 dashnor sula seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll