Politike

Margariti: Nuk kemi paguar Holandën për reklamim të vendit. Açka:Nuk dua të turpëroj vendin

9 Maj 2022, 17:22 Nga DOSJA
Margariti: Nuk kemi paguar Holandën për reklamim të vendit.

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka debatuar me deputeten Flutura Açka në lidhje me reality shown e bërë në Shqipëri nga Holanda. Ajo tha se ky është bërë me synim promovimin e vendit dhe sipas saj kjo gjë ka funksionuar. Po ashtu ajo tha se nuk është paguar asgjë për krijimin e këtij reality show. Ndërkohë që më pas ka folur sërish Açka, e cila theksoi se shteti ka dhënë para për këtë show pasi sipas saj në atë projekt thuhet se ka financim nga qeveria shqiptare.

Margariti: Zbulova se kishin fansa të tjera të kësaj. Dhe u kapën me Holandën, e cila kishte për synim promovimin e Shqipërisë. Kemi marrë shumë benefite dhe nuk kemi paguar asgjë. Kemi kërkesa nga turistët. Atyre u kanë pëlqyer se si janë zhvulluar lojërat në Butrint dhe në Shkodër. Një nga premtimet e këtij reality, ka futjen e Shqipërisë në kinematografinë. Por sikur ta shihni dhe ta doni Shqipërinë sa turistët e huaj do jetë mirë.

Açka: Që shteti para ka dhënë para, ka dhënë në dorë, atje thuhet se ka financim nga shteti shqiptar. Unë mund të kërkoj informacion se më vjen turp që të turpëroj shtetin tim. Ai drejtuesi tha se s’kam qenë i respektuar më shumë, se mori makinë që në Rinas. Tha se kurrë nuk më kanë respektuar kështu si “King”. Kështu tha ai.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike elva margariti flutura acka seanca plenare 9 maj 2022 elva margariti flutura acka seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll