Politike

Kumbaro: Revista holandeze Champion thotë Shqipëria i ka të gjitha

9 Maj 2022, 17:29 Nga DOSJA
Kumbaro: Revista holandeze Champion thotë Shqipëria i ka të

TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka lexuar një shkrim të një reviste holandeze që ka shkuar për vendin tonë. Ajo tha se revista Champion ka shkruar se Shqipëria i ka të gjitha dhe se gjithçka është me bollëk. Ajo gjithashtu ka thënë se në revistë gjithashtu shkruhet edhe për rivierën shqiptare dhe ushqimin vendas.

Le ta themi tani, thotë revista holandeze Champion, Shqipëria i ka të gjitha. I ngjan Kroacisë me të njëjtën klimë mesdhetare. I ngjan dhe Austrisë me male po aq mahnistëse. Gjithçka është me bollëk. Në jug të Shqipërisë do të gjeni plazhe si Ksamili dhe Saranda. Këtu fillon rivera shqiptare. Aty kalonte dhe Jul Çezari, ushqimi është fantastik. Provoni byrekun me perime vendase. Karkalecat u jepeshin derrave. Gjatë eksplorimit do të hasni shumë site si Butrinit. është një vend me një Akropol të ruajtur shumë mirë me pamje nga Korfuzi. Ishte vend i harruar, por në 1982 iu bashkua UNESCO-s. Vizitoni Gjirokastrën, Alpet Shqiptare. Rafting rekomandohen në Grykën e Osumit,” tha Kumbaro.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike mirela kumbaro seanca plenare 9 maj 2022 mirela kumbaro seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll