Politike

Debat/ Kushi: Mësuesit janë paguar. Gështenja: Ata kanë protestuar në Drejtorinë e Arsimit

9 Maj 2022, 16:13 Nga DOSJA
Debat/ Kushi: Mësuesit janë paguar. Gështenja: Ata kanë

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka debatuar me deputetin Lefter Gështenja në lidhje me pagat e mësuesve të Librazhdit dhe Prrenjasit. Pasi Gështenja tha se mësuesit në këto dy vende nuk janë paguar as për orët shtesë dhe as për transportin, Kushi tha se sipas verifikimee të bëra vetëm mësuesit e Prrenjasit nuk janë paguar këto 3 muajt e fundit dhe se pagesa e tyre ka kaluar. Ndërkohë që Gështenja ka ritheksuar se mësuesit në Librazhd dhe në Prrenjas nuk janë paguar për 7 muaj dhe se ata janë gjithashtu pa sigurime shoqërore.

Kushi: Nuk e mora fjalën pas jush se doja të bëja verifikimet. Dhe më rezulton se për Librazhdin nuk ka asnjë pagesë e mbetur pezull dhe për orët suplementare dhe për transportin. Ndërsa për Prrenjasin, janë tre muajt e fundit që nuk kanë kaluar pagat e orëve suplementare dhe se ato do të kalojnë nëser ose pasnesër. Mësuesit nuk emëroen sipas bindjeve partiake. Kjo ka ndodhur vite më parë. Sot të gjithë emërohen sipas portalit për mësues. Nëse keni fakte për këto që thoni, denonconi dhe më thoni edhe mua që të marrim masat.

Gështenja: Nuk është në natyrën time që të mos them gjëra të pavërteta. Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas nuk janë paguar për 7 muaj. Ata janë pa sigurime shoqërore dhe kjo vërtetohet fare lehtë, duke hyrë në e-Albania. Mësuesit kanë protestuar në Drejtorinë e Arsimit. 

LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike evis kushi lefter geshtenja seanca plenare 9 maj 2022 evis kushi lefter geshtenja seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll