Bota

Dorëheqja e Haradinajt, reagon Vuçiç: Mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet

20 Korrik 2019, 09:37 Nga DOSJA
Dorëheqja e Haradinajt, reagon Vuçiç: Mashtrim politik

Kosovë-Një ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi sipas tij nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. (lexo këtu)

Për këtë vendim ka reaguar edhe Aleksandër Vuçiç i cili shprehet se e gjithë kjo është një mashtrim politik.  “Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori” është shprehur Vuçiç në një konferencë për mediat serbe.

Ai ka shtuar:  “Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti. Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dorehiqet ramush haradinaj aleksander vucic dorehiqet ramush haradinaj

Sondazh

Poll