Bota

Bernie Sanders dështon në fushatën e zgjedhjeve 2020, largon qytetarët nga sugjerimi i pagave të ulëta

20 Korrik 2019, 09:32 Nga DOSJA
Bernie Sanders dështon në fushatën e zgjedhjeve 2020, largon

SHBA- Kandidati për President Sen. Bernie Sanders u zotua para qytetarëve amerikanë se ai do të krijonte një pagë minimale prej 15 dollarë në orë nëse fiton zgjedhjet Presidenaciale  2020.

Por punëtorët e sindikalizuar në fushatën e Sanders, qytetarët thanë se nëse ai dëshiron të marrë që tani postin e Presidentit, duhet të jap paga më të larta sesa ajo që propozoi Sanders.

Sipas një raporti, anëtarët e stafit të Sanders kanë përdorur retorikën e fushatës së senatorit kundër tij, ndërsa po përpiqen të luftojnë duke sugjeruar për paga më të larta në amerikë.

Në një letër drejtuar menaxherit të fushatës Sanders, Faiz Shakir, stafi i fushatës pretendon se “nuk mund të pritet për ndërtimin e një programi më të madh organizues në historinë amerikane, por duhet të rriten pagat e qytetarëve“, raportoi Washington Post.

“Duke pasur parasysh angazhimin e fushatës tonë për të luftuar për një pagë më të lartë, të paktën  15 dolalrë në orë,” vazhdon letra, “ne besojmë se është e drejtë që fushata do të vazhdojë me këtë fokus për popullin që do të qeverisë.”

Çdo anëtar i fushatës u bashkua me idenë e kandidatit për President në mënyrë që të gjithë sëbashku të mposhtin Donald Trump e të transformojnë Amerikën. Bernie Sanders është kandidati më pro-punëtorëve që kandidon për President.”- Shkruan në letër  Faiz Shakir, menaxher i fushatës së Sanders.

Marrë dhe përshtatur nga Foxnews

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 bernie sanders donald trump #zgjedhjet presidenciale 2020 bernie sanders donald trump

Sondazh

Poll