Bota

Tensionet Iran–Angli arrijnë kulmin, Teherani konfiskon anijen naftëmbajtëse britanike

20 Korrik 2019, 08:37 Nga DOSJA
Tensionet Iran–Angli arrijnë kulmin, Teherani konfiskon anijen

IRAN – Qeveria britanike është e shqetësuar lidhur me konfiskimin e çisternës me flamur britanik në Gjirin Persik nga Irani.

Pronarët e anijes naftëmbajtëse “Steno Impero” thanë se nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë anijen, e cila është konfiskuar në Ngushticën e Hormuzit, pjesë e rëndësishme e këtij rajoni.

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt ka thënë se do të ketë pasoja serioze nëse situata nuk zgjidhet shpejt.

Ndërkohë Irani deklaron se anija britanike kishte shkelur rregullat ndërkombëtare detare.

Ky incident i nisur që me datë 4 korrik kur marina britanike konfiskoi një tanker iranian që transportonte naftë në Siri, me shumë gjasa do bëhet shkak për rritjen e tensioneve në Gjirin Persik mes Londrës dhe Teheranit.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota konfiskohet anija naftembajtese tensionet iran-britani konfiskohet anija naftembajtese tensionet iran-britani

Sondazh

Poll