Politike

Vetëvrasja e Metës, Çuçi: Kjo ngjarje nuk ka lidhje me politikën 

9 Maj 2022, 15:38 Nga DOSJA
Vetëvrasja e Metës, Çuçi: Kjo ngjarje nuk ka lidhje me

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së deputetes Duma në lidhje me vetëvrasjen e të riut Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha se kjo ngjarje nuk duhet që të lidhet me politikën dhe se në vend duhet të hiqet kjo mënyrë e të bërit politikë. Ai gjithashtu tha se dosja në lidhje me ngjarjen është e plotë dhe në dorë të prokurorisë.

“Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktima dhe aq më tepër të bëjnë këtu prokurorin, policinë hetuesin. Për rastin në fjalë dhe këtu gjej mundësinë të shpreh ngushëllimin për familjen Meta. Rasti në fjalë është ndër rastet më të pastra dhe i takon hetimit penal dhe procedurial në lidhje me ngjarjen. I kemi shkuar deri në fund me agjencinë përkatëse për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e policisë së shtetit deri në neglizhencat që ata kanë bërë që ka sjellë atë ngjarje fatale. Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen. As nga prokurori, as nga hetuesit as nga mjekët ligjorë. Kanë qenë edhe dy përfaqësues të avokatit të popullit në inspektimin e dhomave të izolimit.

Ka një raport ku thuhet se ato dhoma janë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Unë bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi. Nuk është e lehtë të largohemi nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet të bëjnë edhe hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet që ju bëni këtu. Ju akuzoni shumë rëndë policinë e Kavajës sikur ata janë kriminelë dhe ata janë vrasës. Faktet janë të plota. Është ekspertiza mjeko ligjore. Dosja është e plotë. Prokurori e ka në dorë. Janë të filmuara çdo sekuencë që ku i ndjeri ndalohet nga policia. Ka një vendim gjykate dhe një urdhër prokurori. Janë të filmuara që nga sekondi kur ka qenë në oborrin e komisariatit deri kur është dërguar drejt morgut”, tha Çuçi.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike bledi çuçi grida duma ilvi meta seanca plenare 9 maj 2022 bledi çuçi grida duma ilvi meta seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll