Politike

Ilvi meta në Kuvend/ Duma: Je prind. Çuçi: Ka procesverbale, ndjenja personale është tjetër

9 Maj 2022, 15:41 Nga DOSJA
Ilvi meta në Kuvend/ Duma: Je prind. Çuçi: Ka procesverbale,

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përplasur me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. E pranishme në Kuvend, Duma përmendi rastin e Ilvi Metë, 31-vjeçarit që dyshohet se është vetëflijuar në Komisariatin e policisë së Kavajës. Ajo akuzoi policinë se kishte neglihuar rastin pasi edhe babait të Metës nuk i ishin përgjigjur për rastin e djalit pasi ia kishin arrestuar. Nga ana tjetër, Çuçi, tha se ndjenjat personale duhen lënë jashtë gjykimit të një çështjeje.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: Së dyti nuk thashë në asnjë moment, do respktojmë hetimet, janë marrë aq masa saç janë marrë. Po i njëjti Avokat i Popullit ka thënë se persona të tillë shkojnë drejt depresionit. Mund të ketë qenë edhe ky person në depression, pavarësisht se nuk e pranojnë familjarët. Po ju pyes si prind, ju e dini që i ati ka shkuar për dy orë në komisariat dhe nuk i kanë dhënë përgjigje, e kanë lënë në sportel.

Bledi Çuçi: Ju thoni që unë bisedova me të atin, ndjenja personale është totalisht tjetër gjë. Është shoqëruar pas një kontrolli në banesë dhe nuk ka bërë asnjë kundërshtim, nuk është politikë kjo që bëni ju, është politikë e vjetër

Grida Duma: (Flet nga vendi)

Bledi Çuçi: Është një rast i pastër procedurial, bëni hetim parlamentar nëse doni, nëse mendoni që është prokuroria, gjykata e policia janë të korruptuar e kanë bërë komplot kundër një personi në Kavajë, nuk di çfarë të them, është jashtë meje.

LAJM KRYESOR:LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike seanca plenare 9 maj 2022 seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll