Aktualitet

E plagosi pasi tentoi t’i vidhte makinën shqiptarit, arrestohet marokeni në Itali

9 Maj 2022, 14:12 Nga DOSJA
E plagosi pasi tentoi t’i vidhte makinën shqiptarit, arrestohet

ITALI- Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:00, një 39 -vjeçar me origjinë marokene, me banim në Pederobba të Italisë, u kap teksa po përpiqej të vidhte një makinë të parkuar në pronësi të një 58-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave vendase, hajduti ishte identifikuar nga pronari i mjetit, i cili filloi të bërtiste dhe pasi ai u frikësua e ka goditur me grusht në fytyrë shqiptarin duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Menjëherë janë lajmëruar karabinierët, të cilët kanë shkuar në zonë dhe kanë identifikuar dhe arrestuar 39-vjeçarin, me akuzën e tentativës për vjedhje, tentativë grabitjeje dhe plagosje.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shqiptari ne itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 13:11

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...