Aktualitet

VD-Grabitet me armë banka në Koplik, ‘maskat’ marrin paratë e largohen, djegin mjetin

9 Maj 2022, 12:32 Nga DOSJA
VD-Grabitet me armë banka në Koplik, ‘maskat’ marrin

MALËSI E MADHE- Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e ‘maskave’! Tre persona, të veshur me golf të zi, maska të zeza e të armatosur janë futur brenda filialit të bankës së nivelit të dytë që ndodhet në qendër të Koplikut dhe kanë terrorizuar punonjësit. Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, ata kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe janë larguar. Në ndihmë mësohet tu ketë ardhur një person me një mjet të llojit “Volksvagen” me ngjyrë të zezë që i priste jashtë bankës. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, mjeti i llojit ‘Golf’ u gjet i djegur në dalje të Koplikut. 

Pasi kanë djegur mjetin e tyre, autorët kanë ndaluar një mjet ‘Mercedes Benz’ që ka kaluar rastësisht në atë zonë. Drejtuesin e makinës e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë zbritur. Më pas janë larguar me mjetin e vjedhur.

Ende nuk dihet se cila është shuma e grabitur nga të armatosurit, ndërkohë që zona është rrethuar. Aktualisht mësohet se po merren pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bankës që është grabitur, të cilat mund të shërbejnë për identifikimin e të maskuarve. Aktualisht janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA e një helikopter që po bëjnë krehjen e zonës si nga toka ashtu edhe nga ajri. Por, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.


ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Në vetëm 7 minuta! Zbardhen detaje nga grabitja në Koplik, nisin kërkime me helikopter

Grabitja në Koplik, autorët morën edhe mjetin e një qytetari, i vunë arm në kokë

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

Grabitën bankën në Koplik, autorët e maskuar braktisin mjetin, gjendet ‘Golf-i’ i djegur

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne koplik grabitet banka ne koplik

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 13:11

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...