Aktualitet

Në vetëm 7 minuta! Zbardhen detaje nga grabitja në Koplik, nisin kërkime me helikopter

9 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA
Në vetëm 7 minuta! Zbardhen detaje nga grabitja në Koplik, nisin

MALËSI E MADHE- Vetëm shtatë minuta u kanë mjaftuar tre grabitësve që të vjedhin paratë në filialin e një banke të nivelit të dytë në Koplik. Aktualisht janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA e një helikopter që po bëjnë krehjen e zonës si nga toka ashtu edhe nga ajri. Por, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Tre maskuarit u futën këtë mesditë në bankë dhe grabitën një sasi të konsiderueshme parash, vlera e të cilave nuk është zbardhur ende. Më pas ata janë larguar me një mjet të loojit “Golf”, të cilin e kanë djegur në dalje të Koplikut. Më pas, kanë ndaluar një mjet të rastësishëm të cilin e kanë vjedhur duke kërcënuar personin që e drejtonte e janë larguar me të. Bëhet fjalë për një mjet të llojit “Mercedes Benz”.

LAJMI KRYESOR:  Grabitet me armë zjarri banka në Koplik, ‘maskat’ marrin paratë e largohen

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne koplik grabitet banka ne koplik

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 13:11

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...