Aktualitet

Depozita e ujit bie nga tarranca e pallatit në Tiranë, dëmtohen 3 makina të parkuara (FOTO)

9 Maj 2022, 13:30 Nga DOSJA
Depozita e ujit bie nga tarranca e pallatit në Tiranë, dëmtohen 3

TIRANË– Një depozitë uji ka rënë nga taraca e një pallati në Rrugën e Durrësit në Tiranë, duke rrezikuar jetët e kalimtarëve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur objekti ka rënë nga vendi ku mbahej, duke dëmtuar 3 makina të parkuara poshtë pallatit.

Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, depozita ka shkaktuar dëme të mëdha tek mjetet ku ka rënë, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Megjithatë ndodhia e sotme duhet që të kthehet në një këmbanë alarmi për autoritetet vendore për të marrë masa për heqjen e objekteve të tilla, pasi sot mund të kishte shkaktuar viktima.

(k.m/dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 13:11

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...