Bota

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, autobuzi përplaset me veturën, s’ka të lënduar

9 Maj 2022, 12:27 Nga DOSJA
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, autobuzi

KOSOVË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç ku një autobuz është përplasur me një autoveturë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Klan Kosova shihet se të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Ju njoftojmë se me 09.05.2022, rreth orës 13:04, te vendi i quajtur Kulina në Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aksident në kosovë aksident në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 11:48

Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin

TAJVANI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit por nuk ka rrezik për cunami. Autoritetet tajvaneze thanë se tër...