Bota

Pendarovski: Do të kemi Europë të Bashkuar vetëm nëse respektohet e drejta e vetëvendosjes

9 Maj 2022, 11:50 Nga DOSJA
Pendarovski: Do të kemi Europë të Bashkuar vetëm nëse

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një mesazh për Ditën e Fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Europës është shprehur se data 9 maj është themeli i vlerave të vërteta qytetare. 

“Sot shohim se fitorja e lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe barazisë është në rrezik në një kohë kur ne besuam se ajo u fitua plotësisht. Sot, në mes të gjakderdhjes së re, ne duhet të kujtojmë më shumë se kurrë mësimet e së kaluarës dhe 9 maji është një nga ato data themeli i vlerave të vërteta qytetëruese.”-tha Pensdarovski.

Sipas mediave maqedonase, ai gjithashtu u shpreh se Dita e Fitores mbi Fashizmin është një homazh për miliona jetë të humbura në luftën kundër okupatorit, ditë kur siç shkruante në mesazh “me krenari i kujtojmë vetes se kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi në anën e duhur të historisë”.

“Dita e Europës, e cila feston idenë e paqes dhe unitetit të qëndrueshëm në kontinent, është një tjetër kujtesë e vlerës kyçe në rrugën drejt bashkimit europian të diversitetit. Vetëm me dinjitet, me respekt për të drejtën e vetëvendosjes mund të flasim për një Europë të bashkuar. Fitorja mbi fashizmin është një fitore edhe për Europën”,- tha ai. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota dita europes stevo pendarovski dita europes stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 11:48

Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin

TAJVANI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit por nuk ka rrezik për cunami. Autoritetet tajvaneze thanë se tër...