Bota

VIDEO/Kriza e Sri Lankës, sulmohen protestuesit në Kolombo

9 Maj 2022, 12:01 Nga DOSJA
VIDEO/Kriza e Sri Lankës, sulmohen protestuesit në Kolombo

AZIA JUGORE- Sri Lanka është nën shtetrrethim mbarëkombëtar pasi mbështetësit e partisë në pushtet sulmuan turmat që protestonin kundër trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria. Të paktën 20 persona u plagosën në dhunën jashtë zyrës së kryeministrit dhe presidentit në Kolombo. Në video duken banorët teksa protestojnë, të vendosur nëpër çadra ata qëndrojnë me familjet e tyre. Fëmijë e tyre duken nëpër rrugët e Siri Lankës.

Sipas BBC, policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj mbështetësve të qeverisë pasi ata shkelën linjat e policisë dhe sulmuan njerëzit duke përdorur shkopinj dhe shtylla. Çmimet në rritje dhe ndërprerjet e energjisë kanë çuar në protesta masive që nga muaji i kaluar. Sipas një spitali lokal, të paktën 78 persona janë plagosur në dhunën e së hënës.

Kombi ishull po përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike që nga fitimi i pavarësisë nga Britania në vitin 1948. Qeveria ka kërkuar ndihmë urgjente financiare. Shumë Sri Lankas duan që presidenti Gotabaya Rajapaksa të largohet.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota siri lanka- siri lanka-

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 11:48

Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin

TAJVANI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit por nuk ka rrezik për cunami. Autoritetet tajvaneze thanë se tër...