Bota

Makina përfshihet nga flakët në Prishtinë, shkrumbohen 8 mjetet që ndodheshin pranë

9 Maj 2022, 12:48 Nga DOSJA
Makina përfshihet nga flakët në Prishtinë, shkrumbohen 8

KOSOVË– Një makinë është përfshirë nga flakët  pranë një qendre tregtare në Veternik të Prishtinës ku për pasojë ka djegur disa mjete të tjera tëparkuara aty pranë.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat vendase, zjarri është vënë nën kontroll por disa prej mjeteve janë shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrëfiksave të cilat kanë lokalizuar zjarrin.Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Gazeta Express po pret një përgjigje nga policia lidhur me incidentin e shkaktuar në Veternik.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni digjen makinat ne prishtine zjarr ne prishtine digjen makinat ne prishtine zjarr ne prishtine

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 11:48

Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin

TAJVANI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit por nuk ka rrezik për cunami. Autoritetet tajvaneze thanë se tër...