Bota

Abazoviç: Policia është e njëjtë, por prokurorë të ndryshëm, kemi rezultate të menjëhershme

9 Maj 2022, 11:36 Nga DOSJA
Abazoviç: Policia është e njëjtë, por prokurorë

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka përgëzuar aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe policisë, në të cilin është arrestuar kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blazo Jovaniç.

“Mendoj se drejtësia ka filluar më herët, vetëm se tani do të ketë edhe më shumë vrull dhe gjithçka që do të ndodhë në periudhën e ardhshme është shumë pozitive për Malin e Zi dhe rezultatet le të flasin vetë. Rezultatet janë të mira deri tani, tendenca është për të vazhduar me këtë ritëm. Tani është koha që faturat të zgjidhen ngadalë dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë”, tha Abazovic.

Sipas mediave vendase, Abazoviç i pyetur nëse arrestimi i mëngjesit të sotëm ka lidhje me rastin e Kripores së Ulqinit, ai tha se nuk mund të sjellë ngjarjet e mëngjesit të sotëm në lidhje me atë rast.

Abazovic tha se lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet në punën e Qeverisë.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll