Bota

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Ukrainasës i duhet të fitojë ushtarakisht

9 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Ukrainasës i duhet

MBRETËRIA E BASHKUAR- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se mënyra më e mirë për të zgjidhur pushtimin është nëse Ukraina fiton ushtarakisht.

Vadym Prystaiko tha gjatë një konference në King’s College në Londër se Ukraina duhet të fitojë ushtarakisht në lluftën me Rusinë.

“Nëse i lejoni vetes…idenë se në fakt Rusia mund të mposhtet në fushat e luftës, ju do t’i lejoni vetes të mendoni dhe të gjeni një mënyrë se çfarë të bëni. Unë mendoj se mënyra më e mirë për të dalë nga kjo është nëse Ukraina fiton ushtarakisht. Ndoshta do të ishte edhe më mirë për vetë rusët”-tha ai. 

Sipas Sky news, lidhur me rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës, Prystaiko tha se ai beson se Rusia duhet të paguajë për gjithçka. Ai u tha gjithashtu delegatëve se Rusia bëri kërkesa “joreale” gjatë bisedimeve me vendin e tij.

Sipas Prystaiko ka pasur gjashtë raunde negociatash ndërkohë që delegacioni rus mban një pozicion “të pajustifikuar”.

“Ndonjëherë është shumë e vështirë të besohet, por ne jemi ulur rreth tryezës dhe negociojmë me ta. Më duhet t’ju them, në mënyrën e zakonshme ruse, ata erdhën me një pritshmëri kaq të madhe, një lloj kërkese kaq të lartë, saqë nuk do t’ju them as që do t’ju them sepse do të shihni se sa jorealistë janë, sa të pajustifikuar. Ukrainasit po pyesin tani jo se si do ta përfundojmë luftën, por si do të jetojmë më pas.”-tha ai. 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Dita e paradës ushtarake në Moskë, Londra njofton sanksione kundër Rusisë

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym prystaiko lufta ukraine-rusi vadym prystaiko

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 11:48

Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin

TAJVANI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit por nuk ka rrezik për cunami. Autoritetet tajvaneze thanë se tër...