Bota

Po përshëndetej me motrën, shqiptari vrau kunatin pas një sherri të çastit në Gjermani

9 Maj 2022, 12:39 Nga DOSJA
Po përshëndetej me motrën, shqiptari vrau kunatin pas një

GJERMANI- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me një ngjarje tragjike ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë vëllain e gruas së tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Gjermani, në momentin kur motra ishte duke u përshëndetur me vëllëzërit e saj.

Viktima që jetonte në Landshut të Gjermanisë raportohet se vdiq pasi u godit me thikë nga dhëndrri A.J si rezultat i mosmarrëveshjeve të momentit në mes dy palëve.

Dy vëllezërit kishin shkuar për të takuar të motrën ndërsa ngjarja fatale kishte ndodhur kur familjarët ishin duke u përshëndetur para shtëpisë saktësisht tek garazhi. Në ato momente dhëndrri goditi për vdekje vëllain e bashkëshortes.

Raportohet se mes dy kunetërve nuk ka patur debate apo mosmarrëeshje më parë, megjithatë është bërë e ditur se kohëve të fundit, i dyshuari A.J ka patur disa probleme të shëndetit mendor.

Familja Nimanaj nga Skenderaj ka hapur dyert e mortit gjatë së dielës për familjarin e tyre B.N trupi i të cilit pritet të dërgohet në Kosovë ditën e enjte.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni shqiptari vret kunatin ne gjermani vrasje ne gjermani shqiptari vret kunatin ne gjermani vrasje ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 11:48

Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin

TAJVANI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit por nuk ka rrezik për cunami. Autoritetet tajvaneze thanë se tër...