Politike

Drafti i Alibeajt për Presidentin, Mesila Doda: Ka koncepte që i bashkëndajmë

9 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
Drafti i Alibeajt për Presidentin, Mesila Doda: Ka koncepte që i

TIRANË– Kryetarja e grupit parlamentar e PDIU, Mesila Doda ka rënë dakord me disa koncepte të bëra në draftin e propozuar një ditë më parë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit të ri. Përmes një reagimi, Doda bën të ditur se Kushtetuta e shpreh qartë se Presidenti duhet të marrë mbështetjen e plotë të shumicës si dhe kërkon konsensus. Po ashtu, Doda deklaron se nuk duhet të përjashtohet si kriter politika.

REAGIMI:

U njoha nga mediat mbi draftin e pergatitur nga z. Alibeaj e besoj qe ne draft ka koncepte qe i bashkendajme. Se pari, Kushtetuta shprehet qarte qe Presidenti si kreu i shtetit dhe perfaqesuesi i unitetit te popullit duhet te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar dhe eshte e detyrueshme te kerkohet konsensusi ne parlament. Se cilat jane formulat e perzgjedhjes mund te diskutohet po eshte e rendesishme te theksojme se konsensusi eshte i detyrueshem nga Kushtetuta e jo nje opsion per maxhorancen. Perndryshe do kishim vetem nje president si zgjidhje e krizes parlamentare por jo perfaqesues i unitetit te popullit. Se dyti dhe kjo eshte po ashtu shume e rendesishme, nuk e kuptoj se perse kemi tendencen qe te perjashtojme politiken nga presidenca… nese ka nje post per exellence, ku nevojitet nje person politik eshte ai i presidentit. Askush nuk mund te paragjykoje e te perjashtoje politiken nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shume personalitete qe e permbushin perfaqesimin me te gjere se forcat e tyre politike. Duhet te respektojme profesionin tone dhe te pranojme qe ka mes nesh personalitete qe meritojne besim dhe respekt, prerogativa te cilat posti i Presidentit i ka te detyrueshme. Mbetem e mendimit per nje president qe vjen nga politika dhe eshte i pranueshem per te gjitha palet.

LAJMI KRYESOR: Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës, Presidenca s’është azil luksi

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike drafti i alibeajt per presidentin mesila doda drafti i alibeajt per presidentin mesila doda

Sondazh

Poll