Politike

Sula-policëve: Mos mbyllni sytë para mjeteve luksoze me logo Kuvendi e ministrish

8 Maj 2022, 21:16 Nga DOSJA
Sula-policëve: Mos mbyllni sytë para mjeteve luksoze me logo Kuvendi e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të kontrollojnë më me vëmendje makinat luksoze, kryesisht ato që mbajnë logot e Kryesisë së Kuvendit apo të ministrive në xhamat e pare. Në një postim në facebook, pas aksidentit të ndodhur ditën e sotme tek Rruga e Kavajës, Sula shkruan se ato logo, po përflitet se shiten si patentat në tregun zi, pa kriter dhe se mund t’i marrë kushdo që gjën ‘rrugën e nevojshme’.

Postimi i plotë:

Dua ta nis këtë reagim me një lutje që familja që u aksidentua sot në “Rrugën e Kavajës” të shërohet sa më shpejtë e ta harroj këtë ditë të keqe. Por dua të denoncojë me zë të lartë neglizhencën e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve të mediave 39-vjeçari që gati sa nuk shkaktoi një tragjedi është një shkelës i vazhdueshëm i kodit rrugor. Ai rezulton i proceduar 8 herë për shkelje serioze të kodit rrugorë. Por në vend që atij ti privohej e drejta për të drejtuar makinën, pa ju dridhur qerpiku ai qarkullonte në Tiranë me një makinë 250 mijë euro dhe gati sa nuk i mori jetën një familje të re e të pafajshme.

Ne jemi vet dëshmitarë sesi qytetarët e thjeshtë ndalohen në mes të ditës dhe gjobiten në kufijtë maksimal të vlerës vetëm sepse nuk ndezin dritat. Sesi mbushen plot me gjoba për parkime në lagje. Por nga ana tjetër herë pas here bëhemi dëshmitarë sesi bosët me makina luksoze lëvizin lirshëm në të gjithë vendin duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Policia e Shtetit nuk duhet të bëj një sy qorr e një vesh shurdh as përball një shoferi me një makinë modeste por as para shkelësve të ligjit me makina 250 mijë euroshe.

Gjithashtu i bëj thirrje policisë që të verifikojë në çdo moment tabelat me logot e Kryesisë së Kuvendit apo të ministrive në xhamat e parë të automjeteve luksoze se ka zëra që ato tabela po shiten si patentat në treg të zi. Si ka mundësi që në çdo makinë luksoze ka një tabelë institucioni shtetëror? A nuk i bën përshtypje uniformave blu kjo? A ju duket normale që një Lamborghini, G-Clas apo Range Rover qarkullon me mjet identifikues institucionesh shtetërore?

Këtë mbrëmje policia ka nisur një aksion masiv. Kontrollet vijnë pas aksidenteve të njëpasnjëshmë që kanë ndodhur sot. Më i rëndi që mund të kishtë shënuar një tragjedi është ai në ‘Rrugën e Kavajës’. Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, por kalonin rrugën tek vizat e bardha, por një makinë luksoze tip “G-Class”, drejtuar nga Ajas Sulemajni që ishte nën efektin e lëndëve narkotike i ka marrë para duke u rrezikuar jetën. Ngjarja është raportuar fillimisht nga Dosja.al, e cila informoi e para me foto dhe video aksidentin e rëndë.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike dashnor sula g-class perplas ciftin dhe foshnjen dashnor sula g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll