Politike

Ministrja Balluku inspektime në Bypass-in e Vlorës: Përfundon plotësisht në korrik

8 Maj 2022, 16:40 Nga DOSJA
Ministrja Balluku inspektime në Bypass-in e Vlorës: Përfundon

VLORË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në Bypass-in e Vlorës, ku u shpreh se po punohet 24 orë pa ndërprerje për të bërë të mundur përfundimin e plotë të rrugës për sezonin e verës.

Nga zona e Kaninës, ku po zhvillohen aktualisht punimet, Balluku e cilësoi bypass-in e Vlorës një vepër që lehtëson aksesin drejt bregdetit të jugut. Ndaj dhe premtoi se për përfundimin e saj do të kishte angazhim maksimal dhe se e gjithë rruga do të jetë e aksesueshme në javën e parë të muajit korrik kur nis edhe sezoni turistik.

“Nuk kemi më mundësi as për të shtyrë kohën, as afatet. Duhet përfunduar sipas kontratës. Unë pres që në javën e parë të korrikut, si sot dy muaj, ne të kemi mundësi të aksesojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar,”– nënvizoi Balluku.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, rrugë e cila u hap që vitin e shkuar për drejtuesit e mjeteve edhe pse e papërfunduar, në mënyrë që të shmangej trafiku drejt jugut.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belinda balluku bypass i vlores belinda balluku bypass i vlores

Sondazh

Poll