Politike

Zbulohen dy KANDIDATURAT për president që Alibeaj do të paraqesë sot në mbledhjen e grupit

9 Maj 2022, 10:22 Nga DOSJA
Zbulohen dy KANDIDATURAT për president që Alibeaj do të

TIRANE- Visar Zhiti dhe Neritan Ceka janë dy emrat që Enkelejd Alibeaj pritet ti propozojë grupit parlamentar në mbledhjen e thirrur mesditën e sotme në 14:00. Ashtu edhe siç Dosja.al paralajmëroi dy ditë më parë, emri i poetit Visar Zhiti është në qarkullim brenda radhëve të demokratëve, dhe pritet që sot të zyrtarizohet për diskutim në mbledhjen e grupit, proces ky që nuk njihet nga “Rithemelimi”.

Bashkë me Zhitin, pritet që të diskutohet edhe emri i arkeologut dhe ish-ministrit të Jashtëm, Neritan Ceka. Edhe Zhiti ka shërbyer si ministër Kulture në qeverinë Berisha në vitin 2013.

Pas diskutimit do të zyrtarizohen edhe kandidaturat që do të shkojnë në ‘duart e socialistëve’. Raundi i parë i votimit për kreun e shtetit pritet të zhvillohet më 12 maj. PD ndërkohë është e përçarë edhe në këtë proces me 3 grupe, Rithemelimi, grupi i Alibeajt dhe një grup asnjëanës që nuk mbështet as Berishën dhe as grupin Alibeaj.

Lajmi kryesor: Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës, Presidenca s’është azil luksi

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike drafti i alibeajt per presidentin neritan ceka visar zhiti drafti i alibeajt per presidentin neritan ceka visar zhiti

Sondazh

Poll