Politike

“Butrinti po jepet me koncension”/ Ina Zhupa-Margaritit: Shihemi nesër, do t’ju demaskoj

8 Maj 2022, 17:05 Nga DOSJA
“Butrinti po jepet me koncension”/ Ina Zhupa-Margaritit: Shihemi

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Kulturës, Elva Margariti pasi kjo e fundit ka deklaruar se Parku Kombëtar i Butrintit thjesht do të menaxhohej nga një bord i posaçëm pa pagesë. Në një postim të bërë në rrjetet e saj sociale, Ina Zhupa shkruan se Butrinti po jepej me koncension për 10 vite dhe se vetë ministrja si anëtare e bordit të menaxhimit do të paguhej. Jo pak por me 10 mijë dollarë.

“Nesër shihemi në komisionet parlamentare për të demaskuar çdo mashtrim,”-shkruan ndër të tjera deputetja demokrate.

POSTIMI I PLOTË:

Më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti kishte postuar disa foto, mbi të cilat shkruante: A po i “shitet” Butrinti të huajve? Përgjigjja është thjesht: JO!

POSTIMI I PLOTË:

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike elva maragariti ina zhupa parku i butrintit elva maragariti ina zhupa parku i butrintit

Sondazh

Poll