Politike

VD-Rruga Korçë-Ersekë/ Salianji akuza Ballukut: Jep 17 milionë euro në mënyrë abuzive

9 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA
VD-Rruga Korçë-Ersekë/ Salianji akuza Ballukut: Jep 17

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se prej 9 vitesh rruga Korçë- Ersekë është ende e papërfunduar. Për këtë, ai akuzoi ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun. Deputeti demokrat, tha për gazetarët se ministrja deklaroi se 91% e punimeve kishte përfunduar mirëpo tani jepen 17 milionë në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor. Sipas tij, ky abuzim po bëhet për çdo punë publike. 


Rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend. Ne do të çojmë para institucioneve të drejtësisë të gjithë personat përgjegjës që të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e parave publike”, deklaroi Salianji.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belinda balluku ervin salianji belinda balluku ervin salianji

Sondazh

Poll