Politike

Ministrja Krifca e prezantoi si fermer, Resuli: Propagandë e ulët me një punonjës bashkie

8 Maj 2022, 18:37 Nga DOSJA
Ministrja Krifca e prezantoi si fermer, Resuli: Propagandë e ulët me

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli ka denoncuar një skandal siç e quan ai të ministres së bujqësisë Frida Krifca e cila në një video të shpërndarë në rrjetet sociale agronomin e njësisë administrative Allkaj e nxjerr si fermer.

Në një postim në Facebook Resuli shprehet se spias ministres propaganda është thelbi i zhvillimit të bujqësisë përderisa punnjësin e Bashkisë Lushnje e prezanton si fermer.

Nuk kanë fund skandalet dhe bllofet e Ministres Krifca ,këtë të dielë ishte qershia mbi tortë. Ministrja prezanton suksesin e fermave shqiptare. Propaganda e Ministrise se bujqesise tashme ka filluar, që medias dhe opinionit publik ua shet Agronomin e Njësisë Administrative Allkaj si Fermer shembullor. Propaganda është thelbi i zhvillimit të bujqësisë ,por që punonjësin e Bashkisë Lushnje ta prezantojë si fermer suksesi vetëm Ministria e Bujqësisë me Ministren Krifca mund ta bëjë.”-shkruan Resuli.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ervin resuli frida krifca gjergj lici ervin resuli frida krifca gjergj lici

Sondazh

Poll