Politike

Kryemadhi zbulon arsyen: Rama ushton presion SPAK-ut për të mbrojtur Veliajn

7 Maj 2022, 20:10 Nga DOSJA
Kryemadhi zbulon arsyen: Rama ushton presion SPAK-ut për të mbrojtur

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen se përse kryeministri Edi Rama po ushton presion ndaj SPAK-ut. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se Rama ka ushtuar presion për të mbrojtur kryebashkiakun Erion Veliaj, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore dhe të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.

Postimi i Plotë:

Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta.

LAJM KRYESOR:Rama sulmon SPAK: Hetoni Metën e Berishën! Kraja: Ecim me kallëzime! PD: Mesazhe të koduara

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi rama sulmon spak spak edi rama monika kryemadhi rama sulmon spak spak

Sondazh

Poll