Politike

POSTIMI- Ministrja e painformuar? Margariti ‘fshin’ Velierën para Kullës Veneciane

7 Maj 2022, 20:19 Nga DOSJA
POSTIMI- Ministrja e painformuar? Margariti ‘fshin’ Velierën

TIRANË– Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka vendosur të reklamojë restaurimin që po bëhet në Kullën Veneciane në Durrës, në kuadër të programit ‘EU4Culture’. Por, fotoja përmes të cilës ka zgjedhur ta bëjë këtë gjë në profiling e saj në facebook nuk është reale pasi pamja para Kullës Veneciane nuk është ajo ç’ka Margariti na paraqet. Sot aty ndodhet projekti 6 milionë eurosh i quajtur “Veliera” dhe është vendosur në zonën A të zonifikimit arkeologjik, në Durrës dhe pse me ligj është e ndaluar për të bërë ndërtim. Pavarësisht protestave e vendimeve të Gjykatës, projekti vijoi, por siç duket ministrja Margariti nuk është në dijeni, përderisa ka zgjedhur ‘ta fshijë’ Velierën nga postimi i saj. Apo nuk i pëlqen pamja që ka kjo zonë sot?

“Kulla Veneciane në Durrës po i nënshtrohet restaurimit dhe rijetësimit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore inspektuan punimet, që po realizohen falë financimit të Bashkimit Europian, nëpërmjet programit #EU4Culture. Projekti synon rijetëzimin e Kullës, duke e kthyer në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore nëpërmjet aplikacioneve, performancave digjitale etj., duke ofruar për vizitorët, një mënyrë te re të të njohurit të historisë së qytetit të Durrësit,”- shkruan Margariti në postimin e saj.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike elva margariti kulla veneciane veliera elva margariti kulla veneciane veliera

Sondazh

Poll