Bota

Zeusi qeni danez më i gjatë në botë pjesë e një Rekordi të ri Guinness

9 Maj 2022, 09:24 Nga DOSJA
Zeusi qeni danez më i gjatë në botë pjesë e një

SHBA- Një qen danez me emrin Zeus ka vendosur një Rekord të ri Botëror Guinness si qeni më i gjatë i gjallë në botë. Zeusi ështrë 1 m e 46 cm  i gjatë dhe është akoma vetëm një këlysh 2 vjeçar.

“Ai ka qenë një qen i madh që kur e kemi marrë, madje edhe kur ishte vetëm tetë javësh. Ai kishte putra të mëdha,”-tha pronarja e Zeusit, Brittany Davis për Rekordet Botërore Guinness. 

Sipas Cbs news, Zeusi, i cili është ngjyrë gri dhe kafe, lindi nga një qenushe më e madhe dhe nga pesë këlyshët e tjerë ai ishte më i madh. 

Zeusi konsumon mëshumë ushqime se një qen normal pasi përmasat e tij janë shumë herë më të mëdha dhe ai ha dymbëdhjetë rracione ushqimi çdo ditë. Sipas pronares ai herë pas here konsumon edhe ndonjë vezë të skuqur, shkopinj ngacmues ose kube akulli, të cilat janë një nga ëmbëlsirat e tij të preferuara. Ajo gjithashtu thotë se tasi i tij me ujë është një lavaman.

“Ne marrim shumë komente si Uau, ky është qeni më i gjatë që kam parë ndonjëherë, kështu që është mirë që tani të mund të thuash…Po, është padyshim qeni më i gjatë që keni parë ndonjëherë!”- tha ajopas marrjes së çmimit.

Sipas Rekordeve Botërore Guinness, qeni më i gjatë në botë ndonjëherë ishte gjithashtu një danez i madh i quajtur Zeus. Ai u nda nga jeta në moshën pesë vjeçare në vitin 2014.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota foto galeri brittany davis qeni zeusi rekordet guinness brittany davis qeni zeusi rekordet guinness

Sondazh

Poll