Bota

Putini-ushtarëve po luftoni për sigurinë tonë, ‘tmerri’ i luftës globale s’do të përsëritet

9 Maj 2022, 07:27 Nga DOSJA
Putini-ushtarëve po luftoni për sigurinë tonë,

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.

Sipas BBC, ai ka uruar veteranët për ditën e ‘fitores së madhe’. Dita e Fitores feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit ai tha se Rusia duhet të sigurojë se “tmerri i një lufte globale nuk do të përsëritet kurrë”. Por ai sulmoi vendet e NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur më kot të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.

“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin… kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,”-thotë ai.

Ai akuzon NATO-n për “përgatitjen e hapur të një operacioni tjetër ndëshkues” në rajonin Donbas të Ukrainës dhe thotë se ekziston një “kërcënim i papranueshëm për ne pikërisht në kufijtë tanë”. Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin se përgatitet për pushtimin e tokës ruse, përfshirë Krimenë.

LAJMI KRYESOR:Parada e 9 Majit në Moskë, Putin: Dita e fitores është afër, jemi krenarë

(j.c).dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi putin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 06:18

Furnizimet me armë mjet për paqen?

Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht bëri të ditur se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 ...