Bota

E bleu për 35 $, zbulohet se busti i lashtë romak ishte gati 2 mijë vjeçar

9 Maj 2022, 08:38 Nga DOSJA
E bleu për 35 $, zbulohet se busti i lashtë romak ishte gati 2

SHBA-Laura Young një kitariste kanadeze, ka blerë një bust romak 2000 mijë vjeçare teksa e gjeti kur po bënte pazar në GoodWill në zonën e Austin-it në Texas. Ajo gjeti një bust mermeri prej 52 kilogramësh, në Muzeun e Artit të San Antonios. Young u shpreh se e kishte gjetur me çmim të arsyeshëm.

“Unë thjesht po kërkoja çdo gjë që dukej interesante. Ishte një ujdi me 35 dollarë, nuk kishte asnjë arsye për të mos blerë atë,” tha Young.

Ajo nuk e dinte që blerja do të kishte lidhje romake dhe do të përfundonte në Muzeun e Artit të San Antonios. Young kontaktoi një shtëpi ankandesh dhe ekspertë për të marrë çdo informacion që mundte mbi strukturën e mermerit.

Sipas mediave të huaja, busti ishte vendosur në një kopje të një shtëpie të Pompeit , e njohur gjithashtu si Pompejanum, e cila ishte porositur nga Mbreti Ludëig I i Bavarisë. Atje ai ishte i ekspozuar deri në Luftën e Dytë Botërore , që ishte hera e fundit që u pa derisa Young e bleu atë në 2018.

Young është krenare që sheh gjetjen e saj unike të ekspozuar që të tjerët të mësojnë historinë e saj, por pas majit 2023, busti do të dërgohet përsëri në Gjermani ku do të shfaqet përsëri në Pompejanum.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota busti i lashtë romak laura young shba busti i lashtë romak laura young shba

Sondazh

Poll