Bota

“Parada e Fitores” në Rusi/ Shkatërrohet plani, moti nuk lejon fluturimin e 77 avionëve

9 Maj 2022, 07:41 Nga DOSJA
“Parada e Fitores” në Rusi/ Shkatërrohet plani, moti nuk

RUSI– Ndërsa të gjithë prisnin paradën e “Ditës së Fitores” në Rusi, që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, planet e Kremlinit duket se janë prishur pjesërisht. Kjo sepse moti nuk ishte në favorin e tyre. Sipas zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peshkov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass, “pjesa ajrore e paradës nuk do të zhvillohet për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”.

Në paradën e këtij viti, 77 avionë do të fluturonin mbi Sheshin e Kuq të Moskës. Midis këtyre avionëve do të ishin tetë avionë luftarakë MiG-29 që fluturonin në një formacion “Z” për të treguar mbështetjen e tyre për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë. Pjesa ajrore e paradës do të përfshijë gjithashtu një avion të Komandës dhe Kontrollit Strategjik Il-80, i njohur gjithashtu si “Aeroplani i Ditës së Fatkeqësisë” për aftësinë e tij për t’u përdorur si qendër komandimi ajror në rast të një lufte bërthamore.

LAJMI KRYESOR: Parada e 9 Majit në Moskë/ Putin: Dita e fitores është afër, NATO kërcënim për Rusinë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 9 maj dita e fitores rusi 9 maj dita e fitores rusi

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 06:18

Furnizimet me armë mjet për paqen?

Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht bëri të ditur se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 ...