Bota

Parada e 9 Majit në Moskë/ Putin: Dita e fitores është afër, NATO kërcënim për Rusinë

9 Maj 2022, 07:21 Nga DOSJA
Parada e 9 Majit në Moskë/ Putin: Dita e fitores është

RUSI– Presidenti Rus, Vladimir Putin mbajti ditën e sotme një fjalim në paradën e Ditës së Fitores në Moskë. Presidenti rus e nisi duke uruar forcat për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vjet më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës , duke thënë: ‘Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos jetë djegur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.

Putin deklaroi se Rusia feston bashkë me aleatët e saj, duke përfshirë anglezët, francezët dhe amerikanët që luftuan përkrah Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Ai më pas vazhdoi duke thënë se po iu drejtohej forcave të armatosura të Rusisë dhe “milicive të Donbasit”, duke thënë se ata po luftojnë në tokën e tyre për të mbrojtur Rusinë.

Festimet e Ditës së Fitores po zhvillohen në të gjithë Rusinë. Në qytetin lindor, Vladivostok kanë dalë qytetarët me pankarta dhe flamuj në duar ndërsa në shesh ka ushtarë e mjete ushtarake. Dita e sotme shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945 dhe shumë prej qytetarëve kanë dalë në paradë me fotografi të të afërmve të tyre që luftuan.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Parada e Fitores” në Rusi/ Shkatërrohet plani, moti nuk lejon fluturimin e 77 avionëve

Putin: NATO është kërcënim i dukshëm për Rusinë, Europa s’na dëgjoi

Putini-ushtarëve po luftoni për sigurinë tonë, ‘tmerri’ i luftës globale s’do të përsëritet

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 9 maj dita e fitores fjalimi i putin 9 maj putin 9 maj dita e fitores fjalimi i putin 9 maj putin

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 06:18

Furnizimet me armë mjet për paqen?

Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht bëri të ditur se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 ...