Bota

FOTO/ Fëmijët e kopshteve ruse vishen si tanke me simbolin ‘Z’ për Ditën e Fitores

9 Maj 2022, 07:43 Nga DOSJA
FOTO/ Fëmijët e kopshteve ruse vishen si tanke me simbolin

RUSI- Parada e Ditës së Fitores në Rusi ka nisur sot. Ajo shënon mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945. Fëmijët në kopshtet ruse kanë marshuar në paradë të veshur me një sërë veshjesh ushtarake pro-ruse.

Sipas Daily Mail, video të fëmijëve dhe fotove të shpërndara në rrjetet sociale vihen re kostumet e tyre të cilat të rikujtojnë pamjen nga lufta që po bëhët në Ukrainë.

Në krye të grupit të nxënësve ishte një djalë i hipur mbi një tank rus me një simbol të bardhë ‘Z’ të vendosur në pjesën e përparme një tipar i zakonshëm i automjeteve ushtarake të Moskës të përfshira aktualisht në luftime në Ukrainë.

Djali u shfaq me uniformë ushtarake dhe një helmetë lëkure, ndërkohë valviste një flamur rus. Fëmijë të tjerë u shfaqën të veshur si avionë luftarakë, ushtarë, mjekë të ushtrisë edhe tanke të zbukuruar me yje të kuq sovjetikë.

Максимально €[email protected]€. А потом будут выть в тик-токе: “верните моего сына, хотя бы тело…”. pic.twitter.com/B4dsk1ECQ8

— Aliev Eldar (@aliev_aliev) May 8, 2022

Mësuesit e tyre gjithashtu mbanin kostume të ngjashme ushtarake të stilit sovjetik. Nuk ishte menjëherë e qartë se ku ishte kopshti i fëmijëve në Rusi. 

“Z” e bardhë është bërë një simbol kryesor i propagandës në Rusi që kur Vladimir Putin filloi pushtimin brutal të Ukrainës më 24 shkurt.

Sipas disa analistëve tani Putini pritet që ta përdorë ngjarjen për t’i shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës, ose të paktën të shpallë një fitore më të vogël në qytete të tilla si Mariupol ku luftëtarët ukrainas aktualisht po bëjnë qëndrimin e fundit kundër forcave të Putinit.

LAJMI KRYESOR: Parada e 9 Majit në Moskë, Putin: Dita e fitores është afër, jemi krenarë

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota foto galeri 9 maj dita e fitores lufta ukraine-rusi 9 maj dita e fitores lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 06:18

Furnizimet me armë mjet për paqen?

Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht bëri të ditur se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 ...