Bota

FOTO/ Zelenskyy nderon qenin trim me medalje, ka zbuluar mbi 200 mina në Ukrainë

9 Maj 2022, 07:46 Nga DOSJA
FOTO/ Zelenskyy nderon qenin trim me medalje, ka zbuluar mbi 200 mina në

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskyy nderoi të dielën një qen shërbimi të quajtur Patron, për të cilin qeveria ukrainase thotë se ka zbuluar qindra pajisje shpërthyese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Sipas mediave të huaja, qen i vogël i cili ka ndihmuar vendin e tij  në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria ruse, u nderua me medalje nga Zelenskyy. Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë.

Në fotografitë e mëposhtme ai duket në disa nga momentet që ka zbuluar pajisjet shpëethyese. Gjatë ceremonisë qendron afër Zelenskyyt, teksa të gjithë durartokisnin.

Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij , Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto. Presidentin ukrainas, e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik të mrekullueshëm”.

“Sot, dua të shpërblej ata heronj ukrainas që pastrojnë tokën tonë nga minat, midis heronjve tanë është dhe një ushtar i vogël i mrekullueshëm, një mbrojtës, i cili jo vetëm ndihmon në çaktivizimin e eksplozivëve, por u mëson ushtarëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë, në zonat ku ekziston rreziku i minave”, tha Zelensky gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes,” tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Dita e paradës ushtarake në Moskë, Londra njofton sanksione kundër Rusisë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi qen i vogël volodymr zelenskyy lufta ukraine-rusi qen i vogël volodymr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 06:18

Furnizimet me armë mjet për paqen?

Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht bëri të ditur se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 ...