Sport

“Katar 2022”: FIFA refuzon apelin e Algjerisë, “dosja është mbyllur”…

8 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA
“Katar 2022”: FIFA refuzon apelin e Algjerisë, “dosja

ZVICER – Dosja është e mbyllur. Apeli i paraqitur nga Algjeria kundër gjykimin gjatë “play-off”-it të kthimit për Kupën e Botës 2022 kundër Kamerunit (1-2), u refuzua nga FIFA.

Dy ditë pas golit të Karl-Toko Ekambi, në momentet e fundit të shtyrjes së lojës, Federata Algjeriane e Futbollit (FAF) kishte njoftuar paraqitjen e një apeli në FIFA dhe kishte kërkuar rikthimin e ndeshjes, për shkak të “arbitrimit skandaloz” të gambianit Bakary Gassama.

Por Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FIFA e hodhi poshtë këtë kërkesë, sipas një letre të bërë publike të shtunën nga Federata Algjeriane. “Na vjen keq që, sipas vlerësimit tuaj, vendimet e arbitrave mund të kishin ndikuar negativisht në rrjedhën e takimit. Të gjitha incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes janë ekzaminuar me kujdes nga dy gjyqtarët video, në përputhje me ligjet e lojës dhe protokollin për video asistencën e arbitrit”.

E kontaktuar nga AFP, FIFA konfirmoi se FAF kishte kërkuar në komitetin e saj disiplinor analizën e komitetit të saj të arbitrazhit. “FIFA i është përgjigjur FAF-it për këto dy dosje dhe i konsideron ato dosje të mbyllur”, tha një zëdhënës i FIFA-s për agjencinë e lajmeve në një email.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “fifa world best player” për 2021 federatës algjeriane të futbollit fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re kupën e botës 2022 në katar “fifa world best player” për 2021 federatës algjeriane të futbollit fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re kupën e botës 2022 në katar

Sondazh

Poll