Bota

Arrestohet nga forcat ruse YouTuber-i, mbahet nga Kazakistani

8 Maj 2022, 11:32 Nga DOSJA
Arrestohet nga forcat ruse YouTuber-i, mbahet nga Kazakistani

RUSI- Zyrtarët kanb thëne se një YouTuber britanik është arrestuar në një qendër hapësinore të kontrolluar nga Rusia në Kazakistan.

Sipas BBC, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos ka thënë se Benjamin Rich, i njohur për kanalin e tij të udhëtimit “Bald and Bankrupt”, u mbajt pranë një platforme lëshimi në Kozmodromin Baikonur. Dmitry Rogozin tha se Rich po hetohej për “akte të paligjshme”.

Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim e Mbretërisë së Bashkuar tha se po hetonte raportet. Një grua e quajtur Alina Tseliupa dhe e raportuar se ishte nga Bjellorusia u kap gjithashtu. Të dy po mbaheshin në departamentin e punëve të brendshme në Baikonur, rreth 1,100 km (680 milje) në jugperëndim të kryeqytetit të Kazakistanit Nur-Sultan. 

Kanali i Rich në YouTube, ka më shumë se 3.5 milionë abonentë. Videoja më e fundit e postuar më 24 prill është filmuar në Siri.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2022, 11:24

ANALIZË: A do ta pushtojë Rusia Moldavinë?

UKRAINË- Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet fqinji i saj, Moldavia. Ky vend i vogël në Evropën Lindore, me një popullsi prej 2.6 milionë ban...