Bota

VD/ Shembet muri i parkimit në Kinë, 8 makina bien poshtë

8 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA
VD/ Shembet muri i parkimit në Kinë, 8 makina bien poshtë

KINË- Një video e cila po bën xhiro në rrjet tregon momentin kur një mur parkimi makinash u shemb. Gjatë momentit kur shembet një pjesë e kosiderueshme e murit duket një grua së bashku me një fëmi të cilët për pak i shpëtojnë shembjes.

Gruaja po mbante fëmijën dhe po ecte përgjatë një rruge në qytetin Zhuzhou, provincën Hunan më 26 prill, kur pjesa e rrugës u shemb papritmas, duke bërë që shumë makina të parkuara të rrëzoheshin nga kodra. Gruaja arriti të largohej pak para se toka të shembej.

 

 

A post shared by NPR (@npr)

Sipas mediave të huaja, oficerët dhe zjarrfikësit nxituan në zonë për të evakuuar vendasit aty pranë dhe për të tërhequr tetë makinat e dëmtuara. Ndërkohë nuk janë raportuar persona të vdekur apo të lënduar. Ngjarja tashmë është nën hetim.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kine shembet nje mure ne kine kine shembet nje mure ne kine

Sondazh

Poll