Bota

Zelenskyy takon sot Biden dhe liderët e G7, çfarë do të diskutohet

8 Maj 2022, 09:14 Nga DOSJA
Zelenskyy takon sot Biden dhe liderët e G7, çfarë do të

UKRAINË- Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe udhëheqës të tjerë të G-7 do të zhvillojnë një takim virtual me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ditën e sotme.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelenskyy do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.

Sipas mediave të huaja, Britania e Madhe njoftoi një ndihmë prej 1.3 miliardë dollarësh si mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Sulmi brutal i Putinit nuk po shkakton vetëm shkatërrime të pallogaritshme në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në të gjithë Europën”-tha Boris Johnson. 

(j.c)/dosja.al 

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota boris johnson christiane hoffmann lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelenskyy boris johnson christiane hoffmann lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll