Bota

‘The Unseen Queen’/ Dokumentari i fejesës së Mbretëreshës Elizabeta II

8 Maj 2022, 09:30 Nga DOSJA
‘The Unseen Queen’/ Dokumentari i fejesës së

MBRETËRIA E BASHKUAR- Pamje të Mbretëreshës Elizabeta II të marra nga arkivi i saj personal do të shfaqet për herë të parë, duke përfshirë klipet e princeshës së re që tregon unazën e saj të fejesës disa muaj përpara se njoftimi të bëhej publik.

Sipas Sky news, mbretëresha i dha leje të merrnin dhe të publikonin regjistrimet e filmuara nga ajo, prindërit e saj dhe Duka i Edinburgut.

Filmimet në shtëpi, të cilët ishin mbajtur të fshehta nga Koleksioni Mbretëror në kasafortat e Institutit Britanik të Filmit (BFI), tregojnë jetën e mbretëreshës në disa aspekte të cilat ne nuk i kemi parë ndonjëherë dhe për më tepër rikujtojnë kurorëzimin e saj në 1953.

Dokumentari 75-minutësh, i titulluar Elizabeth ‘The Unseen Queen’ gjithashtu do të japë edhe momentin nga vizita e parë e Princit Philip në Balmoral në vitin 1946, ndërkohë që fejesa e çiftit ishte ende private. Gjatë filmimeve shfaqet mbretëresha që në atë kohë ishte një princeshë e re dhe e lumtur teksa i tregonte kamerës unazën e saj të fejesës.

Mbretëresha e takoi për herë të parë Princin Philip në 1939 gjatë një vizite në Kolegjin Mbretëror Detar në Dartmouth. Filipi në atë kohë ishte 18 vjeç ndërsa Elizabeth 13-vjeçe.

Dyshja filluan t’i shkruanin njëri-tjetrit dhe Filipi u ftua të kalonte Krishtlindjet e vitit 1943 me familjen mbretërore në ëindsor. Thuhet se çifti u fejua jozyrtarisht në verën e vitit 1946, por njoftimi zyrtar u vonua derisa Princesha Elizabeth mbushi moshën 21 vjeç dhe u kthye nga një turne mbretëror në Afrikën e Jugut.

Çifti u martua në nëntor 1947 dhe ishin bashkë për 73 vjet deri në vdekjen e Dukës së Edinburgut prillin e kaluar, vetëm pak muaj para ditëlindjes së tij të 100-të.

Krijuesit e filmit dëgjuan më shumë se 300 fjalime të Mbretëreshës, që përfshinin mbi tetë dekada, për të bërë filmin, i cili do të rrëfehet nga zëri dhe fjalët e vetë Mbretëreshës së bashku me audion e filmave të lajmeve.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota foto galeri elizabeta ii elizabeth ii elizabeta ii elizabeth ii

Sondazh

Poll