Bota

Akuzohet për keqtrajtim kafshësh! Policia i futet në banesë mikut të Princ William

8 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA
Akuzohet për keqtrajtim kafshësh! Policia i futet në banesë

MBRETËRIA E BASHKUAR- Miku më i mirë i Princit Uilliam është kapur nga policia pas një kontrolli që iu bë në banesën e tij në Norfolk. Sipas DailyMail, u raportua se William van Cutsem, kumbari i Princit George, u kontrollua nëntë ditë më parë.

Oficerët po kërkonin për prova pasi thuhej se ai kishte përdorur metoda të paligjshme për të vrarë kafshë të egra që përbënin rrezik. Gjuetarët e Hilborough përdorin metoda ligjore duke përfshirë gjuajtjen e dhelprave dhe kapjen e sorrave.

Oficerët u larguan pa gjetur asnjë provë për ndonjë keqbërje, por Van Cutsem tha se ishte ‘tronditur’ nga incidenti. 42-vjeçari dyshon se një ankesë ishte bërë nga një ish-punonjës i pakënaqur, i cili dyshohet se ishte gjithashtu pas akuzave të pabaza në një faqe të komunitetit në Facebook.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota princ william william van cutsem princ william william van cutsem

Sondazh

Poll