Bota

NATO kundër Zelenskyy-t: Nuk e pranojmë aneksimin e Krimesë nga Rusia

8 Maj 2022, 06:31 Nga DOSJA
NATO kundër Zelenskyy-t: Nuk e pranojmë aneksimin e Krimesë nga

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se aleanca e ka kundërshtuar menjëherë ‘tërheqjen’ e presidentit ukrainas Zelenskyy rreth mundësisë për të hequr dorë nga Krimea që të arrihet marrëveshja e paqes me Rusinë.

“Anëtarët e NATO-s nuk do të pranojnë kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Ne gjithashtu kemi kundërshtuar gjithmonë kontrollin rus mbi pjesë të Donbasit në Ukrainën lindore,”-tha ai.

Sipas repubblica, Jens Stoltenberg gjatë një interviste për mediat gjermani gjithashtu tha se NATO është e vendosur të ndihmojë Ukrainën edhe nëse duhen muaj apo vite për të mposhtur Putinin.

Stoltenberg beson se ofensiva ruse në Ukrainën lindore nuk është shpalosur ende për shkak të rezistencës në Kiev.

“Ne jemi dëshmitarë të një kontrasti të fortë midis forcave ruse dhe ukrainase, trupat ukrainase janë të guximshme dhe ata e dinë se për çfarë po luftojnë. Trupat ruse vuajnë nga morali i ulët dhe shumë nuk e dinë as për çfarë po luftojnë”-tha Stoltenberg.

Reagimi vjen, pas deklaratës së presidentit Zelensky të premten, ku ai tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ukraine-rusi nato volodymyr zelenskyy jens stoltenberg lufta ukraine-rusi nato volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll