Bota

Shefi i Al-Kaedës: Dobësia e SHBA-së është arsyeja që Ukraina u bë “pre” për rusët

8 Maj 2022, 07:14 Nga DOSJA
Shefi i Al-Kaedës: Dobësia e SHBA-së është arsyeja

BAGHDAD-Udhëheqësi i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahri u shfaq në një videodeklaratë për të kujtuar 11 vjetorin e vdekjes së paraardhësit të tij Osama bin Laden. Al-Zawahri thotë në video se “dobësia e SHBA” ishte arsyeja që aleati i saj Ukraina u bë “pre” për pushtimin rus.

Sipas ABC news, fjalimi 27-minutësh u publikua të premten sipas grupit SITE Intelligence, i cili monitoron aktivitetin e tij. Udhëheqësi shfaqet i ulur në një tavolinë me libra dhe me një armë.

Duke kërkuar unitetin e myslimanëve, al-Zawahri tha se SHBA ishte në një gjendje dobësie dhe rënieje, duke përmendur ndikimin e luftërave në Irak dhe Afganistan, të nisura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. 

“Këtu (SHBA) është pas disfatës së saj në Irak dhe Afganistan, pas katastrofave ekonomike të shkaktuara nga pushtimet e 11 shtatorit, pas pandemisë Corona dhe pasi la aleatin e saj Ukrainën si pre për rusët,”– tha ai.

Bin Laden u vra në një bastisje të vitit 2011 nga forcat amerikane në strehën e kompleksit të tij në Pakistan. Vendndodhja e Al-Zawahrit nuk dihet. Ai kërkohet nga FBI dhe ka një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota ayman al-zawahri osama bin laden ayman al-zawahri osama bin laden

Sondazh

Poll