Me lot në sy lajmëroi dorëheqjen, Ngjela: Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj,Haradinajn
19 Korrik 2019, 20:12Nga DOSJA
TIRANË- Ashtu sikurse politikanë të shumtë, edhe avokati Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një postim në Facebook, Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.
Ngjela gjithashtu mendon se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj pasi nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.
Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.
Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj. Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë. Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.
Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LUSHNJE- Nga Lushnja ku ka vijuar turin e saj të takimeve me bazën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur në vendimin e dytë të gjyka...
TIRANË- Presdienti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryministrit të Kosovës, Ramush Hardianjt. Kreu i shtetit në një postim në Facebook, sh...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Në një postim në Facebook, Bushati...
TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një postim në Facebook, shkruan sesi mund të mbrojmë veten nga perimet e frutat me ngjyrues sintetikë....
TIRANË- Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.Berisha vlerëson aktin dinjitoz të Haradianjt, ...
TIRANË– E ndërsa të gjithë presin që Kryeministri Rama dhe Kryedemokrati Basha të ulen dhe të negociojnë zgjidhjen e krizës politike, Astrit Patozi ë...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës. Në një postim në Faceboo, Vokshi shprehet se k...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt. Basha shkruan se askush dhe asgjë nuk e përdhos...